Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nuk do të
kete më 60 shërbime spitalore, pasi një pjesë e tyre do të shndërrohen
në klinika,çka do të sjellë edhe shkurtimin e shefave të shërbimit.

Ky ka qenë një vendim i Këshillit të Ministrave, bazuar në një studim të Bankës Botërore, sipas të cilit do të reduktohet edhe numri i shtretërve në QSUT.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave ka reduktuar jo më shumë se 1200 shtretër. Nga drejtuesit e QSUT-së janë shtuar shtretër e shërbime, për të mikluar dhe kënaqur disa teka. Do të shkurtohen shërbimet, do të kufizohet numri i shërbimeve, duke mos prekur në thelb shërbimet që bëhen ndaj qytetarëve. Nëse deri tani kemi 62 shërbime, mund të kemi rreth 20-30 shërbime që nuk plotësojnë kriteret. P.sh, shërbimi i dermatologjisë, i sëmundjeve profesionale apo i disa shërbime në pediatri”, thotë Pëllumb Pipero, Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndësisë.

Sipas Piperos do te behet nje ristrukturim i sherbimeve ne QSUT, qe do te sjelle edhe ulje te kostove, duke ndikuar direkt ne rritjene cilesise se sherbimit ndaj pacienteve.

“Ulet kostoja ekonomike, aq sa mund të ulet, por duke shkurtuar numrin e shtretërve, duke rritur eficencën e shfrytëzimit të shtratit, duke përmirësuar shërbimin ambulator, me ligjin e shërbimeve shëndetësore që hyn në fuqi vitin tjetër, shkurtohen shpenzimet e tepërta, rriten të ardhurat e spitalit, përmirësohet cilësia e kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve”, tha Pipero.

Pipero garanton se ky ristrukturim nuk do te prek aspak sherbimin ndaj pacienteve. Nje nisme e tille duhej ndermarre, pasi do te garantojë më shumë efikasitet ofrimin e sherbimit ndaj pacienteve.

Top Channel