Shërbimi diplomatik francez, më i miri në botë

08/11/2012 15:40

Diplomatët francezë janë më të mirët në botë, vlerësoi një studim i publikuar të enjten nga Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe, Foreign Office.

Raporti i përvitshëm realizohet prej disa vitesh, që kur Londra vendosi si objektivin e saj që të shndërrojë shërbimin e saj diplomatik në më të mirin në botë deri në vitin 2015.

Duke komentuar vlerësimet, një prej ekspertëve më të lartë të Foreign Office, Simon Fraser, deklaroi: “Franca ka harmonizuar shumë mirë metodat e ndryshme diplomatike, në përputhje me ndjekjen e një objektivi të vetëm, atë që përceptohet si interesi i përgjithshëm kombëtar. Kjo është diçka që diplomacia britanike duhet të mësoja ta bëjë më mirë”.

Raporti u përpilua nga 60 ekspertë të ndryshëm të Foreign Office.

”Ka shumë shërbime të mira diplomatike në botë, por Franca është në kryesim. Përshembull, mënyrat se si ambasadat e saj nëpër botë ndjekin interesin ekonomik të vendit, janë të admirueshme”, theksoi raporti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA