Nishani diplomon politikanët e ardhshëm

08/11/2012 19:15

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë pjesë në diplomimin e studentëve të shkollës së studimeve politike.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast kanë marrë pjese edhe zv.Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës si dhe përfaqesues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.  

Kreu i shtetit, Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij e cilësoi këtë “si një mundësi të shkëlqyer jo vetëm për shkak të perspektives europiane që ajo përçon, por edhe si nje element i rëndësishëm në procesin e shkëmbimit të ideve, të pikëpamjeve që dikur ishin një endërr e paarritshme, ndërsa sot janë kthyer në vlera që promovohen në botë”.

E pikërisht, ky promovim vlerash, sipas presidentit “mund të krijoje imazhin e vertetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Më pas, u procedua me dhënien e diplomave si momenti kryesor i nje tjeter viti te mbyllur me sukses dhe nje tjeter brezi te ri lideresh te promovuar dhe diplomuar siç eshte edhe motoja e shkolles se studimeve politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA