Neymar: Zgjodha numrin 11 prej Romarios

08/11/2012 15:10

Neymar ka zbuluar arsyen pse ka zgjedhur numrin 11 në fanellë tek Santosi dhe kombëtarja braziliane. Talenti i futbollit karioka është shprehur se Romario da Souza, ish-sulmues i Barcelonës dhe kampion bote me Brazili në vitin 1994, ka qenë idhulli i tij.

“Kam nisur të luaj me numrin 7, por kur më lanë të zgjidhja vetë numrin e fanellës, vendosa menjëherë për numrin 11. E kam admiruar gjithmonë Romarion dhe për këtë arsye mora numrin e tij. E kam mbajtur dhe numrin 10, por me 11-n kam rënë në dashuri”, theksoi Neymar në një intervistë për televizionin e Santos.

Sulmuesi zbuloi edhe se i ati i tij e ka ndihmuar në përmirësimin e teknikës së lojës: “Babai im ishte i zënë me punë, por kur kishte mundësi më merrte të luanim në plazh. Ai më ka mësuar të godas topin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA