Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare Ilir Karkanaqe një nga figurat
e shahut shqiptar. Karkanaqe ka spikatur në këtë sport gjatë viteve
1980-2005, duke luajtur për ekipet e Dinamos, Dajtit, Luftëtarit,
Butrintit dhe Teutës.
Gjatë kësaj periudhe ai ka përfaqësuar Shqipërinë në 8 Olimpiada Botërore të Shahut, ndërsa ka qenë pjesë e ekipit shqiptare në Eliminatoret e Botërorit të vitit 2000, në Jerevan të Armenisë.
Ilir Karkanaqe është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë për të rritur si individ, ndërsa ka edhe tituj të tjerë të kampionit ekipor të vendit.
Mjeshtri Ndërkombëtar i FIDE-s arriti kulmin më të lartë të karrierës së tij më 1 korrik të vitit 1995, kur shënoi koefiçentin ELO prej 2,400 pikësh. Karkanaqe ka qenë aktiv edhe gjatë viteve të fundit të jetës, si shahist dhe si gjyqtar, duke drejtuar gjatë këtij viteve si trajner edhe ekipin përfaqësues të femrave që mori pjesë në Olimpiadën Botërore të Shahut në Stamboll.
Top Channel