Konte i tërbuar: Kush gëzoi për Celsin?

08/11/2012 00:00

Antonio Konte humb durimin. Trajneri i Juventusit, teksa po ndiqte takimin e bardhezinjëve me Nordsjaeland nga tribuna për shkak të dënimin që skadon më 8 dhjetor, mbrëmjen e së mërkurës, ka reaguar keq ndaj gëzimit të gazetarëve të pranishëm në stadium pas golit të Celsit ndaj Shaktharit.

“Është dikush që gëzoi. Kush m… gëzoi?”, citohet nga Gazzeta Dello Sport tekniku juventin në momentin kur ishte duke lënë tribunën që rastësisht përkoi me golin e fitores së shënuar nga Moses në ndeshjen Celsi-Shakthar.

Juventusi fitoi 4-0 ndeshjen me modestët danezë të Nordsjaelandit, por kualifikimi për më tej mbetet një mision i vështirë pasi bardhezinjtë kanë dy ndeshjet vendimtare me Celsin në Itali më 20 nëntor dhe Shaktharin në Ukrainë më 5 dhjetor. Një barazim në ndeshjen Celsi-Shakthar do t’ua lehtësonte punën bardhezinjëve.

Aktualisht grupi E udhëhiqet nga Celsi me 7 pikë, po aq sa Shakthari i vendit të dytë, ndërsa Juventusi qendron në vendin e tretë me një pikë më pak.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta