Kinë, Hu në kongres: Luftë korrupsionit

08/11/2012 00:00

Presidenti kinez Hu Jintao e ka hapur kongresin e Partisë Komuniste, që
mbahet një herë në 10 vjet, me një paralajmërim për korrupsionin.

Duke folur para 2 mijë delegatëve, zoti Hu tha se dështimi në frenimin e këtij fenomeni mund të rezultojë fatal për partinë.

“Kina po has mundësi të pashembullta dhe sfida dhe vendi duhet të synojë për më lart dhe të punojë më shumë”, deklaroi Hu.

Fjalimi i tij shënoi nisjen e një takimi të gjatë një javë që do të sjellë një grup liderësh të rinj të paidentifikuar më parë për publikun.

Masat e sigurisë në Pekin janë shumë të larta dhe shumë disidentë po mbahen në arrest shtëpie, bëjnë të ditur grupet për të drejtat e njeriut.

Zoti Hu u tha delegatëve në Pallatin e Madh të Popullit se Kina duhet t’u përshtatet ndryshimeve të brendshme dhe atyre globale.

“Ne duhet të synojmë për më lart, të punojmë më shumë dhe të vazhdojmë të arrijmë zhvillimin në rrugë shkencore, të prmovojmë harmoninë sociale dhe të përmirësojmë jetën e njerëzve”, deklaroi Hu.

Ai u shpreh se, zhvillimi i Kinës duhet të jetë më i balancuar dhe i qëndrueshëm dhe theksoi se “sfida serioze e korrupsionit” duhet të zgjidhet.

“Nëse ne dështojmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, ajo mund të rezultojë fatale dhe mund të çojë në rrënimin e partisë dhe tërë shtetit”, theksoi Hu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB