Kina është vetëm dy vite larg nga armatosja e nëndetësve të saj me potenciale bërthamore, duke rritur kështu kapacitetin e saj goditës, pavarësisht politikave ndërkombëtare për reduktimin e armëve bërthamore.
”Pekini është pranë fitimit të kapaciteteve bërthamore në det, nëpërmjet nëndetësve, duke rritur kapacitetin që aktualisht kufizohet në raketat ndërkontinentale dhe bombat e lëshuara nga avioni”, shkruan një raport adresuar Kongresit Amerikan.
Aktualisht, Kina ka buxhetin e dytë më të madh ushtarak në botë dhe prej më shumë se një dekade po ndjek një program të madhor riarmatimi.
Kjo rritje e kapacitetit mbrojtës kinez është duke rritur në mënyrë të pashmnagshme tensionet në Azinë Juglindore, me Kinën që po ndjek me më shumë agresivitet pretendimet e saj territoriale.
Raporti drejtues Kongresit Amerikan, parashikoi se si rrjedhojë e riarmatimit kinez, India dhe Rusia mund të rrisin njëkohësisht shpenzimet ushtarake, për t’iu kundërpërgjigjur kështu kërcënimit që i paraqitet nga fqinji i tyre.
Top Channel