Hollande, gafë në urimin e tij për Obama-n

08/11/2012 03:02

Presidentit të Francës, Francois Hollande, i shpëton një gafë në letrën e urimit, të shkruajtur në anglisht, kundrejt Barack Obama-s.

Në mesazhin zyrtar të tij, të publikuar në profilin e Eliseo-s në Twitter, Hollande e mbyll me frazën: “friendly, Francois Hollande” (miqësisht, Francois Hollande).

Në fakt, kjo shprehje në anglisht nuk nënkupton asgjë, pasi shprehja “miqësisht” në anglisht duhej të ishte shkruar “friendly yours”.

Në frëngjisht është tepër e përhapur shprehja “amicalement”, gjë që mund ta ketë ngatërruar kreun e Eliseo-s në urimin e tij ndaj presidentit të rikonfirmuar tashmë të SHBA-ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA