Mes Milanit dhe Pep Guardiolës nuk ka pasur asnjë tratativë. Kështu ka theksuar agjenti i ish-trajnerit të Barcelonës, i cili ditët e fundit është bërë kryefjala e mediave sportive italiane në lidhje me një kalim të mundshëm të tij tek klubi kuqezi.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Gallianin prej vitesh, por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë kam numrin e tij të celularit dhe ai numrin tim, por nuk ka pasur asnjë takim për Guardiolën. Unë jam përfaqësuesi i vetëm i tij dhe nuk do të flas me askënd para muajit janar”, theksoi Orobtig.
Para ndeshjes Milan-Malaga, në Milano ishte parë vëllai i Guardiolës, Pere, me krahun e djathtë të teknikut katalanas, Manuel Estiarte. Dolën zëra se ata do të takoheshin me Gallianin, administratorin e deleguar të Milanit, për të nisur bisedimet që do të përfundonin në qershor të vitit 2013.
Por vetë klubi i Milanit përgënjeshtroi këtë lajm me anë të një komunikate dhe tani vjen edhe përgënjeshtrimi i menaxherit të Guardiolës.
Top Channel