Këshilli Bashkiak i Vlorës, me propozim të kryebashkiakut Shpëtim Gjika,
nderoi me titullin Qytetar Nderi i qytetit të Vlorës, Presidentin e ndjerë të Top
Media-s, Dritan Hoxha.
Dritan Hoxha është vlerësuar edhe më parë në Tiranë, Prishtinë dhe Tetove për kontributin e madh të dhënë përmes medias në bashkimin e shqiptarëve, unifikimin e gjuhës zyrtare shqipe, por ky vlerësim tjetër vjen në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, pikërisht në qytetin simbol të Pavarësisë, Vlorë.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në fjalën e mbajtur para këshilltarëve të të gjitha forcave politike tha, se e bën këtë propozim në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm, që Dritan Hoxha bëri më punën e tij.
“Unë propozoj titullin ‘Qytetar Nderi’ për Presidentin e Top Media-s, Dritan Hoxha, që edhe pse nuk është vlonjat, ka ditur nëpërmjet kompanisë që themeloi, të manifestojë, jo vetëm jetën e përditshme të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por të përcjellë me ngjyra të forta kombëtare dhe emocione të veçanta kombëtare gjithçka pozitive që ka patur dhe ka Shqipëria”, tha Gjika
Këshilli Bashkiak i Vlorës votoi shpalljen Qytetar Nderi të nëntë personaliteteve, mes të cilëve edhe akademikun Rexhep Qosja, një prej të munguarve të mëdhenj të festimeve të 100-vjetorit, për shkak të mosftimit të tij në ceremonitë zyrtare; ish-ambasadorin amerikan në Tiranë John Withers dhe ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Top Channel