Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Të paktën katër persona i vunë zjarrin vetes në zonat me etni tibetiane të Kinës ditën e mërkurë, ka njoftuar një grup i të drejtave të njeriut.
Tre murgj adoleshentë i vunë flakën vetes në kontenë Aba, në provincën e Siçuanit, ku shumë vetëdjegie janë regjistruar në muajit e fundit.
Një nga djemtë vdiq ndërsa dy të tjerë u shtruan në spital. Më vonë gjatë së njëjtës ditë, një grua 23-vjeçare humbi jetën pasi kreu të njëjtin veprim në provincën Kinghai.
Mbi 60 tibetianë i kanë vënë flakën vetes që në fillimet e vitit 2011, në kuadër të asaj që grupet e të drejtave të njeriut quajnë protestë kundër regjimit të Pekinit.
Nga ana e tij Pekini zyrtar deklaron se tibetianët gëzojnë liri fetare dhe akuzon liderin shpirtëror në mërgim, Dalai Lama për nxitje të incidenteve.
Ngjarjet ndodhën një ditë pasi Partia Komuniste Kineze nisi kongresin në Pekin që do t’i japë jetë transferimit të pushtetit tek liderët e brezit të ri.
Dicki Choyang, një zëdhënës i qeverisë tibetiane i mërguar në Indi, tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se burimet e tyre ishin në gjendje të konfirmonin 4 rastet e vetëdjegjes.
Grupi me bazë në Londër, Lironi Tibetin, deklaroi se tre djemtë i vunë flakën vetes jashtë stacionit të policisë, duke bërë kështu që të jetë rasti i parë i një vetëdjegieje të trefishtë.
Top Channel