Tirana e Vllaznia lënë Kupën

07/11/2012 00:00

Tirana është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë edhe pse fitoi në ndeshjen e kthimit përballë skuadrës së Kukësit.

Bardheblutë përmbysën në 3-2 rezultatin 0-2 me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit, por kuksianët kalojnë në çerekfinalet falë fitores 4-0 të arritur dy javë më parë në fushën e tyre.

Kjo ishte surpriza e madhe e ndeshjeve të raundit eleminator, ndërsa një tjetër emër i madh i futbollit shqiptar i thotë lamtumirë Kupës për këtë edicion. Vllaznia fitoi 2-1 në Shkodër përballë Shkumbinit, por peqinasit kualifikohen më tej falë fitores 1-0 në fushën e tyre dhe rregullit të golit në fushën kundërshtare.

Ndërkohë më tej vazhdon Laçi që mposhti 3-1 Tomorrin e Beratit. Skënderbeu kaloi Kamzën me rezultatin e përgjithshëm 4-0, ndërsa Bylis fitoi 4 me 3 ndaj Luftëtarit duke rrëzuar humbjen 2-1 të dy javëve më parë.

Flamurtari dhe Besa u ndanë në barazim 1-1 në Vlorë por falë fitores 0 me 1 në Kavajë, vlonjatët kalojnë në çerekfinale. Teuta kaloi pa ndonjë vështirësi pengesën Lushnje dhe vazhdon në çerekfinale pas fitores 4-2 në Durrës. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadra u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Kastrioti mposhti 2-1 në Fier Apolloninë vendase, rezultat ky që i dha kualifikimin.

Tetë skuadrat çerekfinaliste që pretendojnë trofeun janë:

Skënderbeu
Kukësi
Kastrioti
Teuta
Flamurtari
Bylis
Laçi
Shkumbini

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta