Sienna Miller mund të ketë mbajtur shumicën e detajeve mbi shtatzaninë e saj të parë nën kontroll, por tashmë trupi i saj gjatë kësaj periudhe është bërë publik në të gjithë botën.
Ylli 30-vjeçar vendosi të kopjonte Demi Moore dhe shfaqi trupin e saj me bebin në bark, në një portret të bërë nga artisti Jonathan Yeo.
Në korrik, vetëm disa javë para lindjes së vajzës së saj, Marlowe, aktorja vendosi të zhvishej para artistit britanik për një seri portretesh, të cilat do të shfaqen në faqen “Under My Skin” të “Circle Culture Gallery”, në Berlin.
Piktura tregon trupin e saj tërësisht të zhveshur, të pikturuar në ngjyrë ari, teksa ylli ka vendosur duart e saj në të dy ijet, duke shtyrë në maksimum barkun e saj të fryrë.
Pikërisht si yjet Demi, Jerry Hall dhe Kate Moss, Sienna ka zgjedhur t’i tregojë botës trupin e saj gjatë shtatzanisë, me gjithë kënaqësi.
Aktorja bjonde u takua me artistin kontemporan të rangut të lartë, i cili ka pikturuar edhe Tony Blair, Nicole Kidman dhe Princin Phillip, 8 vite më parë në Los Angeles. Dyshja krijoi një miqësi dhe, që prej atëherë, ylli ka pozuar për një seri portretesh për të.
“Doja një imazh, që mishëronte trupin e femrës në statusin më të bukur të saj, për të bërë dallimet më të mprehta me pikturat e tjera të mia në këtë ekspozitë, e cila dokumenton pacientë që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, në mënyrë që t’i ndihmoj ata konform nocionit shoqëror të bukurisë”, shkruan Jonathan në katalogun e ekspozitës.
Top Channel