Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton 17 vende

07/11/2012 18:35

Fitorja me Slloveninë dhe gjashtë pikët e grumbulluara deri tani në grupin kualifikues të Botërorit të Brazilit 2014 ndihmuan Shqipërinë që të ngjitet me 17 vende në renditjen e kombëtareve të FIFA-s për muajin nëntor.

Në publikimin e përmuajshëm, kuqezinjtë u shfaqën në vendin e 67, midis Uellsit dhe Austrisë, dy përfaqësuese të tjera europiane.

Përsa i përket skuadrave të grupit tonë eliminator të Boterorit, në pozicionin më të mirë është Zvicra, në vendin e 16 në botë, ndjekur nga Norvegjia e 26-ta, Sllovenia në vendin e 59, Islanda e 96-ta dhe Qipro, në pozicionin e 127.

Përsa i përket vendeve të para të renditjes, Spanja kryeson edhe në nëntor, me 1 564 pikë, ndjekur nga Gjermania e vendit të dytë, me 1 421 pikë dhe Argjentina me 1 349. Me Portugalinë të katërtën, Italia u përmirësua me tre vende duke u ngjitur e pesta.

Dhjetë vendet e para u mbyllën nga Anglia, Holanda, Kolumbia, Rusia dhe Krocia. Si rrallë ndonjëherë, Brazili mbetet jashtë dhjetë kombëtareve më të mira, vetëm i 13-ti në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA