Max Biaggi lajmëron tërheqjen përfundimtare

07/11/2012 19:05

Piloti italian, Max Biaggi, kampioni në fuqi i klasit “Superbike” dhe katër herë kampion bote në kategorinë e motorëve 250cc, lajmëroi për tërheqjen e tij përfundimtare nga garat ditën e mërkurë.

Një legjendë e motorave, 41-vjeçari tha përpara gazetarëve në Valelunga, një pistë në veri të Italisë, se tërheqja e tij lidhet vetëm me bindjen se ka ardhur koha që t’i lërë vend të rinjve.

“Nuk kam probleme fizike dhe motori vazhdon të jetë po aq konkurres sa një vit më parë. Por, kam informuar Aprilian se kam vendosur të heq dorë nga kontrata identike që më ofruan për këtë vit, sepse përfundimisht kam kuptuar se kam shumë kohë në gara dhe se koha ime tashmë ka kaluar. Kam pasur një karrierë të mrekullueshme dhe është e drejtë që t’i bëhet vend të tjerëve”, deklaroi Biaggi.

I bërë i njohur në MotoGP për rivalitetin të gjatë pothuajse një dekadë me Valentino Rossin, Biaggi pritet të vazhdojë të mbetet në qarkun e garave, këtë herë si këshilltar tek Aprilia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA