Flamengo i ka mbyllur dyert Adrianos, një ditë pasi sulmuesi brazilian vuri në dyshim vazhdimësinë e tij në skuadrën braziliane. Zinho, drejtori sportiv i klubit ku aktualisht luan ish-sulmuesi i Interit, deklaroi se futbollisti “ka kaluar kufirin”.
Adriano lajmëroi të hënën se nuk do të luajë më gjatë këtij sezoni dhe vuri në dyshim faktin nëse do të vazhdonte të luante me Flamengon vitin e ardhshëm.
“Kjo nuk është një sjellje profesionale, por shpresoj që të ketë kujdes, të kalojë problemet psikologjike dhe t’i rikthehet dëshira për të qenë sërish futbollist”, theksoi Zinho.
30-vjeçari Adriano nënshkroi një kontratë me Flamengon në gusht të këtij viti dhe që nga ai muaj mbahet mend për bëmat e tij dhe mungesat në stërvitje e aspak për golat në portat kundërshtare.
Top Channel