Festivali i 13-të i Filmit Shqiptar

07/11/2012 00:00

Pjesëmarrja e lartë e publikut të kryeqytetit në Festivalin e 13-të të Filmit Shqiptar ka kaluar cdo pritshmëri. Një zhvillim pozitiv për kinematografinë vendase, që tregon një rikthim interesi për të.

Edhe pse të gjithë filmat me metrazh të gjatë pjesëmarrës në Festival janë shfaqur më parë në kinema, apo një pjesë e mirë e tyre edhe në ekranet televizive, vendet në salla ezaurohen në cdo shfaqje.

Mbrëmjen e ditës së katërt të Festivalit u shfaq filmi “Shqiptari”, me regji te Johannes Naber, producent Dritan Huqin dhe aktor kryesor Nik Xhelilaj.

“Pjesëmarrja në këtë festival është shumë e rëndësishme. Pas një rrugëtimit të gjatë të filmit nëpër festivale të ndryshme të filmit nëpër botë, pjesëmarrja në festivalin kombëtar të filmit është jo vetëm shumë e rëndësishme por edhe e vecantë sepse është mundësia që ky film të përballet me gjithë produktet kinematografike shqiptare. Është kënaqësi shumë e madhe sepse kemi të bëjmë me ballafaqimin e filmit tonë me publikun shqiptar”, thotë producenti Dritan Huqi.

Gjatë kësaj dite u shfaqën edhe filma me metrazh të shkurtër, mes të cilëve “Si qeni n’rrush” i regjisorit nga Kosova, Driton Hajredini dhe dokumentari “Martirët” i Saimir Kumbaros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA