Disa ditë pasi studentët u shprehën të shqetësuar se nuk janë pajisur me kartën e premtuar nga kryetari i bashkisë që në fushatën e tij elektorale, ka reaguar ky i fundit.
Zoti Lulzim Basha shprehet se shpërndarja ka filluar për 1 mijë studentët e parë dhe se lehtësitë që ata do të përfitojnë do të jenë në supermarkete, banka dhe operatorë celularë.
“Janë shpërndarë një numër kartash, sigurisht ende i vogël në përpjestim me numrin e studentëve, por kapacitetet prodhuese të kartës janë të plota dhe ne kemi negociuar me një zinxhir supermarketesh, bankash dhe operatorësh celularë. Besojmë se kjo negociatë do t’i hapë rrugë marrëveshjeve me bankat, me të kartë operatorët celularë dhe pse jo edhe me një numër rrjetesh tregtare të Tiranës”, deklaroi Basha.
Një ditë më parë të rinjtë e forumit eurosocialist, me anë të një proteste kërkuan nga kryebashkiaku mbajtjen e premtimit për kartën e studentit.
Ndërkohe, kryetari i bashkisë ka mundësuar frekuentimin e studimeve të larta në tre universitete jopublike për 45 të rinj qe nuk iu dha munsësia të frekuentonin universitete publike.
Top Channel