Mbërriti mengjesin e të mërkurës nga Italia, trupi i pajetë i Lirak
Bejkos, grevisti i urisë të ish të përndjekurve politikë që u vetëdogj
me benzinë.

Bejko ishte shtruar ne nje spital ne Itali per shkak se u demtua mbajft rende nga flaket e benzinës, që i hodhi vetes në shenjë proteste ndaj heshtjes së Qeverisë për kërkesat e grevistëve.

Gjate paradites trupi i te ndjerit u dergua ne banesen e tij, ku do qendroje prane familjareve per ceremonite mortore deri diten e merkure, kur do te behen edhe homazhet ne ambientet e Institutit te te Perndjekurve politike.

Ne keto homazhe jane ftuar qe te gjithe dhe sipas grevistve eshte marre edhe leja e policise si dhe drejtuesve te Institutit te te Perndjekurve Politike.

Nderkohe, Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e ish-të burgosurit politik Lirak Bejko dhe përsëriti thirrjen ndaj qeverisë shqiptare për dialog me të përndjekurit politikë por edhe për zbatimin e ligjeve në fuqi në lidhje me këtë shtresë.

Bamir Topi: “Familja ka nevojë për mbështetje, jo spekulimeve politike”.

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Lirak Bejko, trupi i të cilit mbërriti mëngjesin e së martës nga Italia.

Bejko ishte shtruar në një spital në Itali, për shkak se u dëmtua majft rëndë nga flakët e benzinës, që i hodhi vetes në shenjë proteste ndaj heshtjes së qeverisë për kërkesat e grevistëve.

“Përfytyroj një familje, që ka ardhur e rraskapitur në vite. I bashkangjitet edhe një dramë e parikuperueshme. Nuk mjafton njeriu i dashur që u ka ikur, por pasojat mbrapa që janë psikologjike, ekonomike, janë të tilla që kurrsesi këta njerëz nuk duhet të lihen ta absorbojnë dramën e tyre më vete. Kanë nevojë për një fjalë të mirë dhe ka shumë nevojë që të mos spekulohet nga askush politikisht”, u shpreh Bamir Topi.

Homazhet për Lirak Bejkon do të zhvillohen ditën e mërkurë në ambjentet e Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, nga ora 11:00 deri në atë 13:00. Menjëherë më pas do të organizohet edhe ceremonia e varrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB