Ministri i Mbrojtjes Arben Imami e ka vlerësuar si të suksesshme punën
në ato sektorë, të cilat kanë marrë akuza të ashpra gjatë kohëve të
fundit nga opozita në vend.

Gjate fjales se tij, perpara Grupit te Punes per Demontimin e Municioneve te Teperta, Imami deklaroi se kane mbetur edhe pak municione per t’u çliruar, si dhe falenderoi pikerisht MEICO-n per shitjet e suksesshme qe ka bere.

“Shifra që ju thoni është një shifër prej gati 75 mijë tonësh, në tre vjet dhe është një shifër e paimagjinueshme. Sigurisht që një punë të shkëlqyer ka bërë edhe MEICO dhe strukturat e tjera për shitjen e atij municioni të tepërt që ne kemi patur, mbështetur në interesin më të mirë të vendit”, tha Imami.

I akuzuar per shitjen e pronave te Ushtrise, Imami tha se nga demontimi jane perfituar dhe po pergatiten te hidhen per shitje edhe 58 prona te tjera konform ligjeve ne fuqi.

“Kemi demilitarizuar, kemi pastruar, kemi hequr depo dhe sot kemi 58 depo që janë në magazina ose në tunele, të cilat janë pastruar”, tha Imami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB