Sam Worthington, protagonisti i filmit Avatar, është arrestuar të shtunën në mbrëmje pas një sherri në një klub nate në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aktorit 36-vjeçar i është hedhur spraj djegës në sy nga stafi i klubit pasi kishte humbur krejtësisht kontrollin kur nuk u lejua të hynte, sipas mediave amerikane.
Gjithsesi, akuzat ndaj aktorit kanë rënë poshtë kur roja e klubit të natës nuk u paraqit në sallën e gjyqit ditën e hënë duke bërë të ditur se nuk e dinte aspak që Sam ishte aktori i njohur dhe se nuk kishte dijeni për një lajmërim paraqitjeje në gjyq.
Roja tha për ‘TMZ’: “Ai erdhi me një xhaketë të vjetër, i parruar dhe me një thes me rroba që po e tërhiqte zvarrë. Mendova se ishte një i pastrehë.”
Sam kishte nisur sherrin me rojen në momentin kur policia ka ardhur duke i vënë prangat aktorit për sjellje të pahijshme.
Sam Worthington aktualisht gjendet në Atlanta për xhirimin e filmit ‘Ten’, ku interpreton edhe Arnold Schwarzenegger. Gjithashtu së shpejti do të jetë pjesë e “Avatar 2”
Top Channel