Udhëtimi ynë në kthesa të ngatërruara mes kodrash të hedhura e majash hije-rënde nuk shkon përtej 28 kilometrave nga qyteti i Korçës.
Por, nëse do të kishte goje Vithkuqi aq shumë i preferuar dikur nga piktorët korçarë për shkak të bukurive natyrore, do të klithte në nje apel për ndihmë të menjëhershme.
Mbi këtë oaz të natyrës shqiptare po kryhet çdo dite një masaker e pandalshme që po rrëmben pa kthim pyjet e zonës. Nje realitet që duket thuajse i pabesueshëm nëse shikon sesi gjithçka bëhet nën indiferentizmin e plotë të organeve përkatëse.
Në krah të kishës së famshme të Shën Mëhillit kalon IFA e parë e tejmbushur me dru. E pashqetësuar, ajo largohet duke humbur pas tymit të hirte që duket sikur i mbulon gjurmët.
Përtejmi fshati, mes rrugëve të kalldremta, shtëpive karakteristike e kishave shekullore hedhur në tre lagje të medha, duket i mësuar me realitetin e çngjyrosur, të zbrazët e shkatërrimtar që po i tkurr ditë ditës frymëmarrjet. Qetësia dhe paqja e këtij vendi prishet nga zhurma e pashtershme e motosharrave të mpleksura me atë të IFA-ve që ikin e vijnë.
Dy IFA të tjera dallohen në horizont teksa dredhojnë ngadaltazi kah njëra tjetrës. Pas, zona të zhveshura si ushtri të dërrmuara e fatkeqe, mes një fati që duket i imponuar nga barbaret e shumtë e mbështetësit e drejtëpërdrejtë dhe të fshehur të tyre. IFA-n e katërt e ndjekim disi nga pas si forma e vetme për të prekur edhe këtë pjesëz tjetër që po largohet nga Vithkuqi.
“Me vite ndodh i njëjti fenomen dhe eleminohet e tërë bukuria e fshatit. Është e qartë që fshatit nuk i jepet prioritet për vend turistik. Shumë demë, shumë demë të medha, deme te jashtezakonshme, çfare te them une. A i pengon njeri keto makina te mbushura me dru ? Po tashti, ata rojtaret jane , po ndonje, nuk kemi pare ndonje procesverbal ose ndonje ne gjykate keshtu, ne si marrim vesh po, derisa punojne ata dmth jane te lire”, shprehet një banor i Vithkuqit.
Nderkaq, kalon edhe kamioni i peste e pas saj edhe nje mjet i gjashte i ngjeshur deng me dru. Asnje rojtar, e aq me pak ndonje inspektor pyjor qe te duket ne horizont.
Shumica qendrojne te fshehur neper lokalet e fshatit duke u mjaftuar me zarfin qe marrin rast pas rasti. Ne te kundert nuk mund te shpjegohet ndryshe sesi gjithcka ndodh ne diten per diell e askush nuk do t’ja dije, perballe gjymtimit te pakthyeshem qe po ndodh kudo.
Para kishes shfaqet edhe një tjeter kamion i rende, i shtati ne vetem pak minuta me tej e ndjek edhe nje tjeter, edhe nje tjeter, nje pas nje si ne nje numerim mbrapsht qe shenjon oren e vdekjes se Vithkuqit, duke marre ne kete menyre edhe mundesite turistike te tij.
Nder fshat mund te dallosh pika te shumta grumbullimi druresh te cilet mesa duket bleresin e radhes, i cili vjen, paguan, merr dhe largohet ngadale, ashtu si IFA e nente dhe e dhjete qe kalojne pa shqetesuar askend.
Perpiqemi me veshtiresi te mbajme numerimin teksa makinat shfaqen nga te gjitha anet. E 11 nga larg ndersa e 12 nga pas nesh vijojne rrugen nen uturimat pafund.
Kercitje sopatash e sharrash te tjera te babzitura ndihen ne sfond, e veshtire te kuptosh se nga ku, pasi zhurma jehon nga te kater anet duke te dhene ndjesine e nje beteje shfarrosese, nje kasapane mjedisore ku secili ka hapsiren e vete te shkaterrimit.
Gjithçka ndodh balle syve te pafuqishem te banoreve te dorezuar qe shohin sesi po u zhvirgjerohet me perdhune Vithkuqi i tyre . IFA e 13 , IFA e 14 e ajo e 15.
IFA e 16, gjithçka ne jo me shume se dy ore qendrimi ne Vithkuq. E veshtire te llogaritesh sesa makina te tilla ikin e vijne brenda nje dite kur, siç na thote nje banor ato punojne edhe gjate oreve te nates. Masaker qe po merr deri ne pemen e fundit. E megjithate, gjithçka mbetet nje krim pa fajtor, nje krim pa te denuar.
Top Channel