39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht Një sasi eksplozivi e vendosur në shtyllën e tensionit të lartë të
linjës Tiranë-Vau i Dejës ka shpërthyer në afërsi të fshatit Tresh të
Lezhës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Lenda plasese eshte vendosur ne elementet metalike te dy aneve te shtylles, por fatmirësisht pa mundur ta shkatërrojne atë plotësisht. Eksperte te policise kriminale ka mberritur ne vendngjarje dhe kane nisur nje hetim.
Sipas burimeve policore shperthimi ka ndodhur rreth ores 4.00 te mengjesit, ndersa po analizohen gjurmet e lena ne zone, pasi mendohet se akti eshte kryer nga nje person i vetem, por qe mund te jete ndihmuar edhe nga persona te tjere.
Pas marrjes se njoftimit drejt fshatit Tresh jane nisur grupet e punes nga OST-së, qe po riparojne demet.
Policia po heton ne lidhje me protestat per mungesen e energjise, te cilat vijuan edhe sot. Nxenesit e fshatit Manati braktisen mesimin duke thene se do kthehen vetem kur te kete energji.
Situata eshte diskutuar ne Shtabin e Emergjences, ku drejtuesit e komunave kane treguar se mungesa e energjise ka veshtiresuar shume jetesen edhe per shkak te mungeses se energjise elektrike.
Disa zona ne qarkun e Lezhes nuk kane energji prej 5 javesh dhe ajo nuk do rikthehet deri sa banoret te nisin te paguajne faturat.
Top Channel