Homazhet për Lirak Bejkon

05/11/2012 00:00

E veja e Lirak Bejkos ka falenderuar dhe ka reaguar në të njëjtën kohë, pas vendimit të dhënë nga Instituti i të Përndjekureve Politikë për të vënë në dispozicion ambjentet e tij për të organizuar homazhet e bashkëshortit të saj.

Edlira Bejko thotë se shqiptarët nuk e kanë zakon t’i mbyllin derën ndokujt në mort, duke shprehur njëkohësisht kundërshtinë e saj me kreun e Institutit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, i cili vuri kusht për dhënien e ambjenteve mosmarrjen pjesë të asnjë kryetari partie politike në homazh.

“Falenderoj shumë Institutin e të Përndjekurve Politikë që me konsensus na hapi dyert. Pavarësisht se Liraku i përket kësaj shtrese, unë dua të theksoj se janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, në mënyrë paqësore. Shqiptari e ka për zakon që në një ceremoni mortore, dera i hapet edhe hasmit”, ka deklaruar Edlira Bejko.

Trupi i të ndjerit Lirak Bejko do të kthehet mënegjsin e së martës nga Italia, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet të mërkurën. Ish-i dënuari politik humbi jetën të premten në mesditë në një spital në Bari, pasi kishte djegie në më shumë se 50% të trupit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB