Fier, humb jetën aksidentalisht 5-vjeçari
05/11/2012 00:00
Një i mitur ka humbur jetën pasditen e së hënës në qytetin e Fierit, si pasojë e një incidenti, kanë njoftuar autoritetet policore lokale.
Sipas burimeve, 5-vjeçari Orgito Muçaj është goditur nga freza e zetorit të një automjeti, teksa ishte vënë në ndjekje të tij.
Burimet shtojnë më tej se uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e automjetit për të sqaruar dinamikën e ngjarjeve.
Top Channel