Rama: Do heqim taksat

04/11/2012 19:02

Të ardhurat, që buxhetit të shtetit i vijnë nga taksa e biznesit të vogël, do të kompensohen në një tjetër mënyrë, pasi Partia Socialiste në qeverisje është e vondosur ta heqë atë dhe ta çlirojë biznesin e vogël, që po mbytet në kushtet e krizës ekonomike.

Kryetari i opozitës Edi Rama e ka theksuar këtë edhe gjatë takimeve me tregtarë në njësinë bashkiake numër shtatë, në kryeqytet.

“Gjithë të ardhurat e shtetit nga biznesi i vogël, në total janë 30 milionë dollarë, që është sa 0,5% e të ardhurave totale nga taksat. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël, do ta bëjmë zero, dhe këto 30 milionë do t’i kompensojmë në rrugë tjetër. Nuk do t’ia marrim biznesit të vogël, sepse vërtetë janë 0,5% e buxhetit, por janë dhjetra-mijra famije të vetëpunësuara në biznesin e vogël”, u shpreh Rama.

Pavarësisht se kjo njësi kap qendrën e Tiranës, edhe këtu situata ekonomike e biznesit të vogël është e njëjtë.

PS, pas takimesh të vazhdueshme me përfaqësues të biznesit të vogël, sheh si shpëtimin e tyre nga mbyllja, zerimin e taksës së biznesit të vogël, pasi me të mbahen mijëra familje në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA