Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka inaguruar fillimin e punimeve në rrugën “Qemal Butka”, pranë zonës së Tiranës së Re.
Zoti Basha tha se pas 10 muajsh, me fondet e bashkisë kjo zonë do të jetë tërësisht e restuaruar, me infranstukturë nëntokësore, gjelbërim, ndriçim dhe asfalt.
“Ky investim vjen nga buxheti i bashkisë dhe tregon se paratë e taksapaguesve po shpenzohen në mënyrën më të mirë që mund të ofrojë urbanistika e qytetit”, deklaroi Basha për mediat.
Pas disa javesh, tha zoti Basha, do të nisë një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin e Tiranës.
“Ne nuk do ndalemi këtu, sepse pas pak javësh do fillojë një investim madhor që do t’i japë kësaj zone akses me pjesën tjetër të unazës së re, duke bërë të mundur që trafiku i rënduar të lehtësohet”, bëri të ditur Basha.
Bashkia e Tiranës ka dhënë një fond prej 59.954.650 lekësh për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Qemal Butka”.
Top Channel