Bumçi: Festimet për 100-vjetorin nisin në Vlorë, më 28 Nëntor

02/11/2012 00:00

Ministria e Kulturës publikoi ditën e premte programin e aktiviteteve
për festimet e 28 Nëntorit dhe 100 vjetorit të pavarësisë, me rastin e
të cilit janë parashikuar evenimente të ndryshme kulturor e festive si
ekspozita, festival filmi, panaire etj.

Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, thekson se një pjesë shumë të rëndësishme të kalendarit ët festimeve do ta zërë qyteti ku u shpall pavarësia, Vlora, ku festimet do të nisin që më 27 nëntor dhe do të vijojnë paraditen e 28 Nëntorit me ngritjen e flamurit, ku do të jenë të pranishëm personalitete të politikës së vendit dhe nga trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë.

Vijimi i festimeve për jubileun e pavarësisë do të zhvendoset  më pas në kryeqytet, me organizimet që ka bërë edhe vetë bashkia e Tiranës për këtë festë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB