Vietnam, burgosen aktivistët pro-demokratikë

30/10/2012 16:00

Vietnami burgosi dy muzikantë pro-demokratikë për përhapjen e propagandës anti-shtetërore, pasi shkruan këngë kritike ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit komunist.

Tran Vu Anh Binh dhe Vo Minh Tri u dënuan të dy me gjashtë vjet burgim në kampet e punës, nga një gjykatë e Ho Chi Minh, qytet i emërtuar sipas emrit të ish-liderit historik dhe njeriut që udhëhoqi luftën e fituar ndaj SHBA-së.

Të arrestuar në vitin 2011, të dy muzikantët u dënuan pas një gjykimi të shpejtë, i cili zgjati në total pesë orë.

Përpara gjykimit, “Amnesty International” e konsideroi mënyrën e trajtimit të të burgosurve si “skandaloze”.

Përveç thirrjeve për liberalizimin dhe demokratizimin e Vietnamit, kantautorët kritikuan edhe pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut dhe akuzuan qeverinë për keqadministrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA