Siri, vritet gjenerali i aviacionit

30/10/2012 20:50

Një gjeneral madhor i aviacionit sirian u vra nga rebelët në qendër të Damaskut, raportoi televizioni shtetëror gjatë së martës.

Sipas raportimit, Abdullah Mahmoud al-Khalidi mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri në orët e para të mëngjesit, në lagjen e Rukn al-Din të kryeqytetit.

Ky është vetëm sulmi i fundit që vendos në shënjestër një prej figurave të rëndësishme të regjimit.

Në muajin korrik, shpërthimi i një autobombe vrau ministrin e Mbrojtjes së Sirisë dhe kunatin e Presidentit Assad, Assef Shaëkat.

“Si pjesë e fushatës për të goditur personalitetet dhe shkencëtarët e vendit, grupet e terroristëve të armatosur vranë gjeneralin e Forcave Ajrore Siriane, Mahmud al-Khalidi”, shkruhej në raportimin zyrtar.

Siria është e përfshirë nga një luftë e përgjakshme që prej marsit 2011 dhe pavarësisht përjekjeve ndërkombëtare, pavarësisht një armëpushim i shpallur në ditët e Kurban Bajramit, si pjesë e nismave për të sjellë paqen në vend, përsëri dështoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA