Japoni, bomba e luftës bllokon aeroportin

30/10/2012 00:00

Një aeroport i madh në veri të Japonisë u mbyll pasi një bombë e pashpërthyer, që dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore, u gjet në afërsi të një piste që u është nënshtruar punimeve.

Fluturimet në hyrje dhe në dalje nga aeroporti i Sendait u anuluan dhe një njësi e specializuar ushtarake u thirr në vendin e ngjarjes.

Bomba që peshon 250 kilogramë është identifikuar si prodhim amerikan.

Aeroporti i Sendait ka qenë një shkollë aviacioni ushtarak gjatë luftës dhe së fundmi ka qenë i mbyllur për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe tsunami i marsit të 2011-ës.

Qyteti i Sendait, me një popullsi prej më shumë se 1 milion banorë, ishte shumë pranë epiqendrës së tërmetit shkatërrues.

Pjesë të aeroportit, nyje e rëndësishme udhëtimi në veri të Japonisë, janë ende në proçes rindërtimi. Njësia e specializuar ushtarake po shqyrton mundësitë për ta lëvizur bombën ose për ta shpërthyer atë në vendin ku ndodhet.

Nuk janë të rralla rastet kur gjatë proçeseve të ndërtimit në Japoni të gjenden bomba të Luftës së Dytë Botërore, për shkak të bombardimeve të shumta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta