Stafi i radios Popullore bëri të ditur se 4 burra të maskuar u futën në studio dhe derdhën benzinë mbi prezantuesin Fernando Vidal, duke e djegur të gjallë.
Vidal dhe një tjetër pjesëtar i stafit janë duke u trajtuar në spital me djegie të rënda.
Të afërm të tij thanë se Vidal ka qenë duke raportuar mbi kontrabandën në zonën kufitare, në kohën kur ndodhi sulmi. Ai pësoi djegie në fytyrë, krahë dhe kraharor, sipas dhëndrit të tij, Esteban Farfan.
Një teknik i studios, Karen Anza, pësoi gjithashtu lëndime nga sulmi. Disa dëshmitarë okularë thanë se sulmuesit hodhën gjithashtu përzierje molotovi. Farfan tha se vjehrri i tij ka qenë një kritik i ashpër i qeverisë provinciale dhe i ka shprehur kritikat e tij edhe në transmetim.
Ai u shpreh se besonte pas këtij sulmi të ishin fshehur shkaqe politike, por policia nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi motivet e mundshme. Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në këtë sulm.
Yacuiba është vetëm 3 kilometra larg kufirit me Argjentinën. Ndërkohë që ekziston një volum i lartë i tregëtisë ndërkufitare, gazetarë si Vidal kanë denoncuar rritjen e kontrabandës, veçanërisht të gazit të lëngshëm të naftës.
Top Channel