Debati për buxhetin e BE-së

30/10/2012 15:25

Buxheti shumëvjeçar i BE-së duhet të shkurtohet me të paktën 50 miliardë euro, deklaroi qeveria qipriote, e cila në cilësinë e presidentes së radhës është duke udhëhequr bisedimet.

Ky propozim është kundërshtuar më parë nga Komisioni Europian, i cili ka hartuar projekt-buxhetin për periudhën 2014-2020, me KE-në që ka kërkuar një rritje prej 5% në krahasim me periudhën 2007-13.

Liderat e BE-së do të takohen në datat 22-23 nëntor në një samit që pritet të përcaktojë përfundimisht buxhetin për KE-në, ndërsa disa vende, midis të cilave Britania e Madhe, kanë kërkuar pezullimin pa afat të të gjithë investimeve.

Në një deklaratë të Presidencës së Qipros lexohet: “Është e pamundur që në këtë kohë krize të arrihet objektivi i Komisionit, i cili duhet të përballojë disa shkurtime strategjike”.

Një analist i “Open Europe”, Raoul Ruparel, deklaroi se nëse Londra do të vendosë përfundimisht të tërhiqet, atëherë propozimi i Qipros mund të realizohet nga pamundësia për të bërë ndryshe, pasi kontributi britanik për buxhetin është prej 105 miliardë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA