Brahimi: Situata në Siri, e rrezikshme

30/10/2012 00:00

I dërguari i OKB-së për Sirinë Lakdhar Brahimi pranon se situata në vend
është jashtëzakonisht e rrezikshme, një luftë e vërtetë civile, fundi i
së cilës nuk do të mund te vije pa nderhyrjen e komunitetit
nderkombetar.

Gati 70 vetë u vranë gjatë ditës së hënë në mbare vendin sipas nje bilanci provizor te grupit opozitar komiteti lokal i koordinimit. 10 nga te vekurit, mes te cileve femije, ishin viktimat te shperthimit te nje autobombe ne kryeqytetin Damask. Ne Alepo pati bombardime ajrore ndërsa trupat qeveritare u përleshën me forcat rebele në disa rajone të vendit, duke shkelur përsëri armëpushimin.

Nuk ka rruge tjeter, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të ndihmuar popullin sirian në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën, deklaroi Brahimi. Pas bisedimeve ne Moske ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, diplomati algjerian shprehu keqardhjen e thelle per mosrespektimin e armepushimit, por shtoi se ky dështim nuk do të shkurajojë përpjekjet per fundin e dhunes.

I derguari per Sirine sqaroi gjithashtu se Kombet e Bashkuara nuk do te ndermarrin nje për ruajtjen e paqes në kete vend. Edhe pse arriti t’i shkepuste te dyja paleve ne konflikt zotime se do ta respektonin pushimzjarrin pergjate kater diteve te festes se Bajramit, Brahimi nuk e pa iniciativen e tij te realizohej siç shpresonte.Armepushimi,sipas raporteve nga Siria, u shkel ne fakt, qe diten e pare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta