Bahrein, qeveria ndalon protestat

30/10/2012 00:00

Qeveria e Bahreinit ka ndaluar të gjitha protestat dhe grumbullimet pas përleshjeve të regjistruara mes forcave të policisë dhe demonstruesve.

Ministri i Brendshëm, Sheikh Rashid Al Khalifah deklaroi se abuzimet e vazhdueshme me lirinë e shprehjes nuk mund të tolerohen dhe pranohen më.

Protestat do të lejohen vetëm pasi siguria dhe stabiliteti të jenë të mjaftueshme për të ruajtur unitetin kombëtar, tha ministri.

Demonstratat u ndaluan për herë të fundit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që mbreti Hamad shpalli për tre muaj duke filluar nga marsi i vitit 2011.

Protestat e muajit të kaluar bënë që të bllokohej një zonë e gjerë në Manama, ku nga manifestuesit u kërkua më shumë demokraci dhe dhënien fund të asaj që ata e quanin diskriminim i myslimanëve shiitë nga familja mbretërore sunite.

Të paktën 35 persona, përfshirë pesë oficerë policie, mbetën të vrarë, qindra të tjerë të plagosur dhe mijëra vetë u burgosën në protestat e regjistruara në periudhën shkurt-mars 2011.

Që atëherë opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se 45 persona të tjerë janë vrarë, një shifër kjo që qeveria e konteston.

Në dy javët e fundit dy policë humbën jetën nga plagët e marra gjatë përleshjeve me protestuesit në disa fshatra jashtë Manamasë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta