Vëzhguesit ndërkombëtare denoncuan zgjedhjet parlamentare në Ukrainë si “një hap pas për demokracinë”, si rrjedhojë e abuzimit me pushtetin dhe korrupsionin e gjithëpërhapur në blerjen e votave.
Deklarata e “OSCE”-së erdhi ndërsa rezultatet paraprake të sondazheve tregojnë si fituese partinë e Presidentit Viktor Janukovych.
”Nuk është normale që të vizitosh një burg për të dëgjuar zërin e drejtueses së opozitës”, shkruante “OSCE”, duke iu referuar Yulia Tymoshenkos, ish-kryeministres që vazhdon të mbetet nën izolim.
”Duke pasur parasysh abuzimin me pushtetin dhe rolin e tepruar të parave në këto zgjedhje, progresi demokratik duket se është ndërprerë në Ukrainë”, deklaroi Walburga Habsburg Douglas, një deputete suedeze në krye të misionit vëzhgues në Ukrainë.
Kriticizmi i ashpër stonon me vlerësimet presidenciale të shkurtit 2010, të gjykuara si transparente dhe një shfaqje “mbresëlënëse” e demokracisë.
Zgjedhjet e 2010-s u fituan nga Presidenti Yanukovych, i cili mposhti Tymoshenkon, e burgosur disa muaj më pas për abuzim me pushtetin në nënshkrimin e një kontrate gazi me Rusinë.
Ndërkohë, ndërsa janë numëruar më shumë se gjysmat e votave, blloku i Partisë së Rajoneve, i udhëhequr nga presidenti aktual, ka grumbulluar 36% të votave, përballë 21% të bllokut opozitar të udhëhequr nga partia e Tymoshenkos.
Me këto të dhëna, duket se Partia e Rajoneve do të arrijë të arrijë të ketë shumicën e vendeve në Parlamentin Ukrainas.
Top Channel