Tiranë, protestë ndaj mungesës së dritave
29/10/2012 21:45
Banorët e pallateve pranë zonës ku ndodhet burgu 313 kanë bllokuar rrugën e unazës, në shenjë proteste për mungesën e energjisë elektrike për tre ditë me radhë.
Policia ka mundur ta zhbollokojë situatën, ndërsa dhjetëra banorë janë vendosur në cep të kësaj rruge, duke vazhduar protestën e tyre.
Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe deputët e opozitës, të cilët kanë denoncuar gjendjen kaotike ku ndodhet kryeqyteti përsa i përket furnizimit me energji elektrike.
Banorët e kësaj zone janë shprehur se do të organizojnë sërish protestë nëse nuk rifillon furnizimi me energji elektrike.
Top Channel