Tajvani arrestoi tre ushtarakë në pension, me dyshimin se spiunonin për llogari të Kinës.
Lajmi u konfirmua të hënën nga burime zyrtare. Një prej oficerëve u identifikua nga media si ish-shefi i metereologjisë dhe oqeanografisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Një zëdhënës i Ministrisë, deklaroi se ndërsa ekzistojnë prova se Chang ka dërguar informacion të klasifikuar në Pekin, nuk bëhet fjalë për asgjë të jashtëzakonshme.
Megjithatë, ky pretendim përgënjeshtrohet nga mediat tajvaneze, sipas të cilave ai ka ofruar harta dhe të dhëna të detajuara mbi nëndetëset e vendit dhe mbrojtje bregdetare.
Sipas një raporti të fundit të publikuar nga qeveria tajvaneze, ndonëse marrëdhëniet me Kinën janë në momentin më të mirë në shumë vjet, kjo nuk është shoqëruar me një reduktim të aktivitetit të spiunazhit në vend.
Tajvani shpalli pavarësinë nga Kina pas luftës civile që përfundoi në vitin 1949, por ndonëse gëzon njohje ndërkombëtare nga pothuajse të gjitha vendet në botë, Pekini vazhdoi të mos e njohë ishullin si një shtet të pavarur.
Top Channel