Siri, luftime të ashpra

29/10/2012 00:00

Shpërthimi i një autobombe në Damask me 10 viktimat e shkaktuara prej tij dhe sulmet ajrore mbi lagjet-bastion të opozites në kryeqytet nje dite me pare, deshmuan edhe nje here brishtesine e armepushimit te ndermjetesuar nga i derguari i OKB-se, Lakhdar Brahimi.

Perleshje mes trupave qeveritare dhe forcave rebele u raportuan ne disa rajone te Sirise. Por ne te vertete, pushimzjarri nuk qe asnjehere i efektshem, te pakten sipas aktivisteve opozitare. Ata pretendojne se qe ne diten e pare te marreveshjes, te premten, u vrane 150 vete, ndersa e diela e rendoi bilancin e viktimave me 50 persona te tjere.  

Brahimi shpresonte qe pakti per t`i dhene fund luftimeve gjate festes se Kurban Bajramit do te sherbente si baze per nje proces te mirefillte paqeje. Por aty ku deshtoi nje here paardhesi i tij Kofi Anan, as diplomati algjerian nuk pati suksesin e deshiruar. Video amatore të publikuara në You Tube, përforcojne pohimet  e organizatës “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” me bazë në Britani, se sulmet ajrore qeveritare kishin patur objektiv lagjet periferike të kryeqytetit.

Luftimet e se dieles perkuan me diten e trete të marrëveshjes – tentativë për amëpushim 4-ditor ndermjet dy paleve në konflikt. Luftimet dhe sulmet me bomba ne kryeqytetin sirian dhe zonat perreth tij jane pershkallezuar ndjeshem muajt e fundit, duke i dhene nje goditje te forte Qeverise se Asadit dhe imazhit te paprekshmerise qe regjimi eshte perpjekur te krijoje. Kontrolli i Damaskut dhe qytetit me te populluar te vendit, Alepos, konsiderohet i nje rendesie kyce dhe perballja eshte perqendruar pikerisht aty.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta