39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht
Është përmirësuar gjendja shëndetësore e nuses 21-vjeçare Pashke Gega, që mbeti e helmuar një ditë përpara se të martohej.
Sipas informacioneve të dhëna nga mjekët e QSUT, 21-vjeçarja ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën, duke lënë kështu reanimacionin për t’u shtruar në pavijonin e toksikologjisë të QSUT ku do të vijojë trajtimin mjekësor.
Ndërkohë, në të njëjtën ngjarje të ndodhur mbrëmjen e së shtunës , mbetën të vdekura dy gra të afërme të 21-vjeçares, Mrika Gega 45 vjeçe dhe Prenusha Prendi 55 vjeçe, dhe policia po heton lidhur me shkaqet e vdekjes së tyre. Sipas policisë, dyshohet se shkaku i vdekjes së dy grave ka qenë helmi i barit të miut dhe bar moli që është gjetur brenda dhomës ku flinin tre gratë, të cilat kanë filluar të shfaqin probleme shëndetësore në orët e para të mëngjesit.
Të afërmit e tyre më herët kishin ngritur hipotezën e një helmimi të qëllimshëm për tri gratë, ndërkohë që përjashtohet pista e helmimit nga ushqimi në dasmë, pasi asnjë nga dasmorët e tjerë që kanë ngrënë njësoj me 2 viktimat dhe të sëmurën, nuk kanë pasur shqetësime shëndetësore.
Top Channel