
Partia e presidentit Viktor Janukoviç pretendon se eshte fituesja e zgjedhjeve parlamentare te se dieles ne Ukraine.
Zyrtaret e partise se rajoneve deklaruan se rezultatet paraprake tregojne qarte besimin e ukrainasve tek lideri i tyre. Megjithate, te dhenat e exit poll-eve luhaten shume, e perpos kesaj edhe sistemi zgjedhor i vendit eshte teper i komplikuar, cka le te kuptohet se rezultati perfundimtar do te kerkoje kohe.
Mijera vezhgues ishin ne Ukraine per votimet qe janukovic shpreson t’i japin shtyse kredencialeve te tij demokratike. procesi ne pergjithesi ka qene i qete, ndersa pjesemarrja ne rang vendi llogaritet ne 45%.
Qeverite perendimore e kane kritikuar Janukovicin per burgosjen e lideres opozitare Julia Timoshenko. Me ish-kryeministren karizmatike në burg, ku vuan një dënim 7-vjeçar për shpërdorim të detyrës, dhe me opoziten e percare, ishte e pritshme qe Partia e Rajoneve te kishte shanse te mira per te siguruar shumicen ne parlament.
Nderkombetaret i kane kushtuar vemendje zgjedhjeve në shtetin strategjik, ish-anëtar te Bashkimit Sovjetik, që gjendet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian në zgjerim dhe është përgjegjës për transportimin e furnizimeve të energjisë në shumë vende të BE-së. Një paraqitje e fortë e Partisë së Rajoneve të Presidentit Janukoviç do të forconte kontrollin e pushtetit prej tij dhe e me te gjithe gjasat do ta largonte akoma me shume Ukrainen nga perendimi.
Top Channel