Kore, fletpalosje anti-komuniste drejt Veriut

29/10/2012 15:25

Aktivistët e Koresë së Jugut dërguan fletpalosje prapaganduese në fqinjin komunist verior, vetëm një javë pasi Peniani kërcënoi me ndërhyrje ushtarake nëse kjo do të ndodhte.

Grupi i aktivistëve lëshoi rreth 50 mijë fletëpalosje, të kapura pas tullumbacesh, të lëshuar nga qyteti kufitar i Pajus, nën mbikqyrje të ashpër ushtarake.

Disa banorë vendas, të frikësuar nga një bombardim i mundshëm i Koresë së Veriut, u përleshën me forcat policore, por lëshimi i tullumbaceve vazhdoi sipas planifikimit.

Më parë, kishin qenë vetë autoritetet që penguan lëshimin, por grupi i aktivistëve protestoi kundër këtij veprimi, duke arritur që të merrte aprovimin për lëshimin.

Edhe në të shkuarën janë lëshuar fletpalosje me përmbajtje propaganduese drejt veriut, por kërcënimet konkrete të vendit më të militarizuar në botë kanë qenë të rralla.

Një javë më parë, përpara një lëshimi të anulluar, Peniani deklaroi se do të godiste qytetin koreanojugor, nga të cilat do të vinin tullumbacet, të konsideruara nga Veriu si një “provokim i hapur armiqësor”.

Kombi korean dhe gadishulli në të cilin ai shtrihet mbetet i ndarë që prej luftës 1950-53, që përfundoi me një armëpushim, por pa paqe. Kjo bën që të dy shtetet, teknikisht të jenë ende në luftë midis tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA