KLSH, kallëzim penal kreut të SHTS
29/10/2012 17:40
KLSH ka bërë një kallëzim penal ndaj kreut të Shoqërisë për Trajtimin e Studentëve numër 1, për mungesë të zbatimit të ligjeve të parashikuara.
Nga auditimi i kryer nga ky institucion ndaj kësaj shoqërie ka rezultuar një mungesë prej 3 milionë eurosh në arkëtimet e saj, që ka ardhur si rrjedhojë e mosarkëtimeve dhe mbledhjes së detyrimeve.
Burime pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit bëjnë me dije se auditimi i kryer përfshin periudhën 1 janar 2010-31 dhjetor 2011.
Të njëjtat burime shtojnë më tej se kallëzim penal është ngritur edhe ndaj dy punonjësve të Shoqërisë për Trajtimin e Studentëve numër 1.
Top Channel