Gillard: Të përshtatemi me shekullin aziatik

29/10/2012 00:00

“Çdo fëmijë australian duhet të mësojë gjuhën kineze, japoneze, hindu apo gjuhë të tjera aziatike me peshë për t’u përgatitur për atë që quhet shekulli i Azisë”.

Kjo ishte deklarata e kryeministres australiane, Julia Gillard gjatë një fjalimi në një institut arsimor ditën e dielë.

“Ky shekull mund të sjellë gjithçka dhe ajo që është e pashmangshme është ngritja e Azisë, që jo vetëm është e pashmangshme, por edhe një faktor paqeje globale”, deklaroi kryeministrja australiane.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi me temë “Australia në shekullin e Azisë” me 25 objektiva që vendi duhet të përmbushë për t’u përshtatur me realitetin e ri në mënyrë që të rritet mirëqënia e australianëve.

Historikisht australianët e kanë parë Azinë si një kërcënim jo vetëm ushtarak, por me rritjen ekonomike të Kinës, Indisë dhe Indonezisë vendi po ndryshon qendrim dhe siç tha Gillard duhet të përgatitet për t’u përshtatur me kohët e reja.

Para pak javësh, Gillard ndërmori një tur zyrtar vizitash nëpër vendet e Azisë Lindore e Jugore përfshirë këtu edhe Indinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB