39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht
Një 18-vjeçar nga Tirana ka tentuar që të arratiset nga burgu 325 pranë
zonës së “Ali Demit”. Burimet bëjnë me dije se autorët e kësaj ngjarjeje
janë Samet Adilaj, 18 vjeç, dhe Rajmond Kuldeda, shok i qelisë.
Adilaj ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikeve” me dy vjet burg. Ai është dënuar që në shtator të 2011-s dhe i kishte mbetur një kohë fare e shkurtër për të fituar lirinë. Gjykata kishte vendosur që 18-vjeçari ta vuante dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme “Seksion për të mitur”, sepse asaj kohe ishte i mitur.
Ndërkaq Kuldeda, ishte dënuar për veprën penale të vjedhjes dhe kishte fituar lirinë. Plani naiv i 18-vjeçarit, për të dalë jashtë dhomave të izolimit, ka dështuar në sajë të punonjësve të policisë. Burimet bëjnë me dije se Rajmond Kuldeda do të dilte nga burgu, pasditen e së dielës, sepse sapo kishte përfunduar dënimin e dhënë nga organet e drejtësisë, për krimin e bërë kohë më parë. Por ai nuk mundi që ta fitojë atë, në sajë të një plani dështak, që kishte bërë me 18-vjeçarin, mikun e tij të qelisë. Burimet thonë se në momentin që Kuldeda do të dilte nga burgu, me vete kishte dy valixhe dhe një çantë duke pretenduar se tek ato kishte futur të gjitha sendet personale që kishte pasur në burg.
Gjatë kontrollit nga gardianët, rezultoi se në çantë, ishte futur 18-vjeçari. Menjëherë ata janë dërguar në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, ku dhe janë marrë në pyetje. Ata nuk e kanë pranuar fajin, duke thënë se ishte thjesht një shaka, e cila kishte si qëllim që të tërhiqte vëmendjen e gardianëve të burgut. Të dy personat që ngritën kurthin ndaj autoriteteve të burgut u arrestuan sërish dhe së shpejti pritet që të dalin para organit të akuzës për veprën penale të arratisjes nga burgu.
Top Channel