Fakulteti i Mjekësisë feston 60-vjetorin

29/10/2012 18:50

Fakulteti i Mjekësisë ka festuar pasditen e së hënës 60-vjetorin e themelimit të tij, me një ceremoni ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Sali Berisha.

Në fjalën e tij Berisha, në cilësinë e studentit dhe pedagogut të këtij fakulteti, shprehu respektin dhe mirënjohjen ndaj themeluesve dhe drejtuesve të tij.

“Si ish-student dhe pedagog përulem me nderim. Mirënjohje profesorëve dhe kolegëve të mi, si dhe themeluesve të këtij fakulteti”, ka thënë Berisha.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka përmendur disa arritje që sipas tij ka shënuar sektori i mjekësisë në vend, kryesisht për vdekjet foshnjore.

“Kemi tregues themelorë të ngjashëm me ata të vendeve të zhvilluara. Kemi vdekshmërinë foshnjore ndër më të ulët në botë dhe më të ultën në vendet ish-komuniste”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i ekzekutivit shqiptar ka shpallur edhe synimin e tij të veçantë, për ta kthyer, siç tha ai, Fakultetin e Mjekësisë së Tiranës në Universitetin e Mjekësisë të Shqipërisë.

Më tej zoti Berisha u ka premtuar pedagogëve dhe stafit të këtij fakulteti më shumë mbështetje nga ana e qeverisë së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA