Nju Jork, stuhia, ndërpritet transporti publik

28/10/2012 17:45

Transporti publik në Nju Jork do të pezullohet për shkak të mbërritjes së Uraganit Sandy, ditën e hënë.

Guvernatori Endrju Cuomo tha se metrotë, urbanet dhe trenat do të mbyllen nga ora 19:00 e ditës së dielë.  

Rreth 375 mijë persona jane urdhëruar të evakuuohen në zonat që shtrihen në vende të ulëta dhe shkollat do të mbyllen.

Erërat e Sandy-t do të bëhen më të fuqishme pasi parashikohet që të përzihen me një stuhi dimërore që vjen nga perëndimi i Shteteve të Bashkuara. Për pasojë një numër i madh shtetesh në bregun lindor kanë deklaruar gjendjen e emergjencës.
   
Më tepër se 60 milion persona mund të preken nga stuhia, e cila parashikohet se do të prekë disa shtete të ndryshme të cilat konsiderohen si vendimtare për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.   

Dy rivalët për president kanë modifikuar programin e tyre elektoral. Ndërkohë Presidenti Obama ka mbajtur një konferencë me shefat e ndërhyrjes së shpejtë për të diskutuar përgatitjet për stuhinë.      

Kandidati republikan Mitt Romney anulloi për shkak të motit një takim në Virginia të programuar të dielën, një shtet kyç ky, ndërsa u nis për në Ohajo.

Nga uragani Sandy kanë humbur jetën rreth 60 persona në Ishujt Karaibe javën që shkoi.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA