Moti, asnjë lidhje me stinët
28/10/2012 13:30
Reshjet e dendura të shiut do të shoqërohen me ulje të ndjeshme të temperaturave.
Shërbimi Metereologjik Ushtarak parashikon se ditën e hënë temperaturat do të zbresin me 4 deri në 5 gradë celcius, një rënie që do të vijojë edhe ditën e martë. Por, ndërsa deri në mesjavë do të kemi një mot të freskët dhe me reshje shiu, gjendja metereologjike ndryshon në mesjavë, pra më 1 nëntor.
Metereologia Mimoza Demiri parashikon se fillimi i muajit nëntor nis me reshje shiu, por me temperatura që nisin të rriten me 5 deri në 6 gradë, duke i çuar temperaturat maksimale në 25 gradë celcius.
Këto ndryshime të temperaturave kanë sjellë çorientime të klimës që nuk janë aspak normale për këtë periudhë të vitit.
Top Channel