Çoi ne arrestimin e shtate personave operacioni i policise kufitare aeroportuale te Romes qe zbuloi dhe bllokoi nje organizate qe prej kohesh transferonte shqiptare drejt Britanise se Madhe dhe Irlandes.
Mes te arrestuarve pese jane shtetas shqiptare. Akuza eshte favorizimi emigracionit ilegal, korrupsion dhe falsifikim dokumentash. Hetuesit kane zbuluar se organizata vepronte fale ndihmes edhe te nje kababinieri, i cili punonte ne aeroportin e dyte te Romes, ne Ciampino.
Pas hetimesh te gjata dhe te veshtira u zbulua menyra e veprimit te grupit. Shqiptaret qe deshironin te shkonin ne Britani me identitet te rreme, blinin nje bilete avioni, kalonin kontrollet e policise ne aeroport dhe pikerisht ne zonen e pritjes se avionit nje anetar i organizates u jepte atyre dokumenta te rreme italiane. Madje me pas u jepej edhe ndihme ne vendin ku mberrinin si per strehim ashtu edhe per pune. Ende nuk dihet se sa ishte pagesa qe kerkohej per nje sherbim te tille.
Hetimet filluan pasi nje shtetase italiane u kap duke i dhene dokumenta false tre shtetasve shqiptare qe do te udhetonin drejt Dublinit. U deshen kontrolle te imeta te listave te pasagjereve dhe kontrolle ne zonat e pritjes se aeroporteve te Romes per te shkaterruar kete organizate.
Etapa e fundit ishte arrestimi i karabinierit qe u kap ne flagrance ndersa po ndihmonte per te anashkaluar kontrollet kater shtetas shqiptare qe udhetonin drejt Londres.
Top Channel